Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Integrim me dinjitet

Shkruar nga: Andi Bushati  
Botuar më: 18 vite më parë

Andi Bushati
Integrim me dinjitet

Kur vendosa të shkruaja tezën time gjatë studimeve universitare, zgjodha një temë mbi prospektivat e Shqipërisë në Integrimin Evropian, për gjithë kolegët e mi kjo ishte një utopi, ose më mirë një absurditet. Sepse Gadishulli i Ballkanit faktikisht, gjatë viteve 1998-1999, shikohej vetëm si një gërmadhë lufte dhe që kurrë nuk imagjinohej që një ditë do të ishte pjesë përbërëse e Bashkimit Evropian. Por kur i bëra një intervistë epistolare Presidentit të Komisionit Evropian të asaj kohe, Profesor Romano Prodi-it, e gjithë ideja mbi këtë tezë mori një drejtim tjetër. Ai m’u përgjigjj duke më lënë të kuptoja, se rruga e Shqipërisë herët a vonë ishte drejt familjes së madhe evropiane, pra brenda hapësirës së “Bashkimit Evropian”. Ishin fjalët e tij optimiste, që më inkurajuan në punën time kërkimore. Ishte një hulumtim i vështirë, sepse nuk ishte aq e thjeshtë të kishe në dorë një bibliografi të pasur mbi këtë argument.

Por në të njëjtën kohë, për mua ishte edhe një argument shumë interesant dhe real, sepse qysh në vitin e parë të universitetit, kisha krijuar bindjen se Shqipëria ishte një kyc për politikën e Bashkimit Evropian. Evropa ka kërkuar gjithmonë të gjejë identitetin e saj të vërtetë, atë të etrëve themelues, pra të bashkimit të popujve evropianë, dhe duke marrë parasysh që edhe Shqipëria është pjesë përbërse e kësaj familje të madhe evropiane, sot erdhi dita të trokas në dyert e kësaj familje. Dhe në të vërtetë, Shqipëria tashmë, me 12 qershor 2006, data e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, ka nisur një udhëtim që do ta çojë atë në stacionin e fundit të procesit të integrimit evropian, pra: të jetë pjesëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. Kjo është një ëndërr për të gjithë shqiptarët, e cila mund të realizohet vetëm nëse gjatë këtij escursus-i do të ketë një bashkëpunim të plotë midis forcave politike, si dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë shqiptare.

Mbas gjithë këtyre viteve tranzicioni nuk ka vend më për grindjet apo për mburrjet, se kush ka punuar më shumë apo më pak. Sot ka ardhur koha të ulemi të gjithë së bashku në një tryezë, “blu e kuq”, duke cuar përpara realizimin e kësaj ëndrre madhështore. Për shqiptarët kjo do të ketë patjetër një kosto e madhe në një afat të shkurtër kohor, por në të njëjtën kohë, nëse e shikojmë nga kënd vështrimi i një afati të gjatë kohor, patjetër që do të kemi edhe privilegjet të mëdha. Le të bëjmë një analizë mbi ato që mund të jenë anët pozitive për Arsimin e Lartë në Shqipëri. Në bazë të mbledhjes së Vjenës mbi “Bologna Follow-up Group”, të prillit 2006, nga grupi i punës për dimensionin social dhe të dhëna në mobilitetin e stafit dhe të studentëve, do të mirren masa të duhura për të lehtësuar transportueshmërinë e bursave dhe kredive (portability of grants and loans). Përsa i takon kësaj të fundit nga shumë vende pjesëmarrëse, duhet theksuar edhe fakti që për sa kohë që nuk është siguruar lëvizja e lirë e aktorëve të arsimit të lartë, nga vendet jo anëtare të BE-së, është e vështirë të flitet për transportueshmërinë e bursave dhe huave; si dhe duhet të mbahet parasysh disniveli ekonomik ndërmjet vendeve të ndryshme të Evropës që kanë standarde të ndryshme jetese. Zbatimi i suksesshëm i procesit të Bolonjës dhe pjesëmarrja aktive në programet komunitare, janë të një rëndësie vitale për arsimin e lartë shqiptar. Zhvillimi, reformimi i tij dhe i kërkimit shkencor, integrimi i tyre në hapësirën e përbashkët evropiane do të shërbejë për të konsoliduar një proces akoma edhe më të madh, atë të integrimit të Shqipërisë me dinjitet në Evropë.

Kohët e fundit, është nënshkruar edhe një marrëveshje për përfshirjen e arsimit të lartë shqiptar në një program të ri evropian bashkëpunimi, të quajtur CEEPUS (Central Europe Program for University Studies). Kjo marrëveshje është ratifikuar nga Kuvendi dhe është firmosur nga Presidenti i Republikës. Në këtë program bëjnë pjesë universitetet e 12 vendeve të Evropës Qendrore dhe Jugore si Shqipëria, Austria, Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia, Rumania, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi, Maqedonia. Programi synon ndërtimin e hapësirës evropiane të arsimit të lartë dhe zbatimin e kërkesave të procesit të Bolonjës për arsimin e lartë të vendeve evropiane. Objektivi i tij i përgjithshem, ështe forcimi i cilësisë në arsimin e lartë evropian nëpërmjet bashkëpunimit, duke përmirësuar burimet njerëzore, nxitur dialogun dhe mirëkuptimin.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama